Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe pastrim parash në vlerë prej mbi 6 milionë euro

Qendra Info by Qendra Info
02/10/2025
in Lajme
0
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Mitrovicës së Jugut për keqpërdorim të pozitës zyrtare
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, B.M dhe Q.M, të cilët akuzohen për një sërë veprash penale, përfshirë fajde, shpëlarje të parave, falsifikim dokumentesh, mashtrim dhe kanosje.

Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2020, të pandehurit dyshohet se i kanë dhënë para me fajde të dëmtuarit disa herë, duke përfituar pasuri në mënyrë joproporcionale dhe të kundërligjshme. Për shkak të pamundësisë për t’i kthyer mjetet financiare, i dëmtuari ka humbur pronën e tij në Prishtinë, e cila dyshohet të jetë tjetërsuar nga të pandehurit.

Hetimet kanë zbuluar se B.M dhe Q.M, në bashkëkryerje, kanë konvertuar në mënyrë të paligjshme pasurinë e fituar nga aktiviteti kriminal me qëllim përfitimi personal dhe fshehje të vlerës reale. Vlera e dëmit të shkaktuar arrin në 6,3 milionë euro.

Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që të anulohen të gjitha veprimet juridike të kundërligjshme të të pandehurve.

Related

Previous Post

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist reagon për ndalimin e aktivistes shqiptare nga IDF: Kërkohet lirimi i menjëhershëm

Next Post

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Holandës në Kopenhagë: Diskutim për sigurinë, partneritetin dhe mbështetjen ndaj Kosovës

Next Post
Presidentja Osmani takon kryeministrin e Holandës në Kopenhagë: Diskutim për sigurinë, partneritetin dhe mbështetjen ndaj Kosovës

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Holandës në Kopenhagë: Diskutim për sigurinë, partneritetin dhe mbështetjen ndaj Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.