Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe legalizim të përmbajtjes së rreme

Qendra Info by Qendra Info
28/10/2025
in Lajme
0
Prokuroria Speciale ngrit aktakuza për nxitje urrejtjeje dhe ekstremizëm fetar në Kosovë
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të dyshuar për përfshirje në një skemë të lëshimit të certifikatave të rreme mjekësore dhe dokumenti të falsifikuar për patentë shoferë.

Në bazë të aktakuzës, L.B., në cilësinë e drejtorit të poliklinikës “G.” në Prizren, i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për lëshimin e certifikatave mjekësore, dyshohet se më 15 korrik 2023 ka tejkaluar autorizimet e tij zyrtare duke lëshuar certifikata mjekësore të falsifikuara për kandidatët B.V. dhe B.Th., të cilët ndodheshin jashtë Kosovës në atë periudhë.

Sipas hetimeve, L.B. kishte vërtetuar në mënyrë të rreme se kandidatët kishin kryer kontrollin mjekësor, duke ua mundësuar regjistrimin për provim patentë shofer në auto-shkollat “S.” në Prizren dhe “F.” në Malishevë. Me këto veprime, ai akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” në bazë të nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërkohë, të pandehurit U.M. dhe I.G., përfaqësues të dy auto-shkollave, dyshohen se kanë përpiluar dhe dorëzuar dokumente të falsifikuara për kandidatët në fjalë, duke pretenduar se ata kishin ndjekur ligjëratat teorike, ndonëse ishin jashtë territorit të Kosovës.

Për këto veprime, të dy akuzohen për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, në bazë të nenit 395 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes ka propozuar që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Related

Previous Post

Zelenskyy paralajmëron ofensivë të re: “Sulme më të forta, më të shpejta dhe më të thella ndaj objekteve ruse të naftës”

Next Post

Nga 1 janari mund të mos ketë paga e pensione – rreziqet e Kosovës në mungesë të buxhetit

Next Post
Nga 1 janari mund të mos ketë paga e pensione – rreziqet e Kosovës në mungesë të buxhetit

Nga 1 janari mund të mos ketë paga e pensione – rreziqet e Kosovës në mungesë të buxhetit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.