Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aktakuzë për Marrje Ryshfeti dhe Keqpërdorim të Pozitës Zyrtare – Pesë Persona nën Hetim

Qendra Info by Qendra Info
22/10/2025
in Lajme
0
Prokuroria Speciale ngrit aktakuza për nxitje urrejtjeje dhe ekstremizëm fetar në Kosovë
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave: A.B., E.Q., F.S., S.M. dhe V.V., për dyshimin e bazuar mirë për kryerjen e veprave penale “Marrja e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, A.B., instruktore në auto-shkollën “A.B A.F.”, dyshohet se ka pranuar 200 euro nga një e dëmtuar për të mundësuar kalimin e testit praktik të vozitjes, duke kryer kështu veprën penale të marrjes së ryshfetit.

Ndërkaq, F.S., E.Q., S.M. dhe V.V., anëtarë të Komisionit për licencimin dhe ndryshimin e kushteve hapësinore të auto-shkollave, dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat e tyre që nga 04.04.2025, për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme dobi materiale, duke kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria ka pushuar pjesërisht hetimet ndaj E.L., për shkak se nuk ekziston dyshim i arsyeshëm për kryerjen e veprës penale të marrjes së ryshfetit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë thekson përkushtimin e saj në luftimin e korrupsionit dhe ndjekjen penale të të gjithë personave të përfshirë, për të forcuar sundimin e ligjit dhe llogaridhënien institucionale.

Related

Previous Post

Kanadaja paralajmëron arrestimin e Netanyahut nëse hyn në territorin e saj

Next Post

Ramadani: S’do të ketë as koalicion, as korruptim të deputetëve — Kosovën e pret krizë e thellë politike

Next Post
Ramadani: S’do të ketë as koalicion, as korruptim të deputetëve — Kosovën e pret krizë e thellë politike

Ramadani: S’do të ketë as koalicion, as korruptim të deputetëve — Kosovën e pret krizë e thellë politike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.