Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aktakuzë për vjedhjen e mbi 3 kilogramëve ari në Prizren

Qendra Info by Qendra Info
23/09/2025
in Lajme
0
Aktakuzë për vjedhjen e mbi 3 kilogramëve ari në Prizren
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.H., i cili ndodhet në paraburgim që nga 23 qershori 2025, për shkak të dyshimit se ka kryer disa vepra penale të vjedhjes së rëndë.

Sipas aktakuzës, Sh.H., nga fshati Greme i Ferizajt, në bashkëkryerje me shtetasin bullgar V.G., më 12 janar 2025, në orët e hershme të mëngjesit, kanë hyrë me forcë në argjendarinë “G” në Prizren, ku kanë arritur të marrin rreth 3 kilogramë ari 14 karatësh, një pesë-lirësh, dy lira, disa hallka dore, 1 kilogram argjend dhe një peshore, duke shkaktuar dëm prej rreth 195 mijë euro pronarit A.B.

Po të njëjtën natë, të dyshuarit kanë tentuar të depërtojnë edhe në argjendarinë “S.G.” në Prizren, ku kanë provuar të hapin kasafortën me forcë, por nuk kanë arritur të marrin sendet brenda saj. Për këtë veprim, ndaj tyre rëndon edhe akuza për “vjedhje të rëndë të mbetur në tentativë”.

Gjithashtu, sipas prokurorisë, më 23 janar 2025, i pandehuri Sh.H. ka depërtuar me forcë në një objekt në rrugën “Mbreti Pirro” në Prizren, ku ka vjedhur një modem interneti, një DVR dhe ka dëmtuar kabllot e sistemit të kamerave, duke kryer sërish veprën penale të vjedhjes së rëndë.

Me ngritjen e aktakuzës, prokurori i çështjes ka propozuar konfiskimin e pasurisë së fituar apo përdorur për kryerjen e veprave penale, përfshirë:

  • Një apartament prej 117 m² në Ferizaj;
  • Automjetin Renault “Megane”, ngjyrë e kaltër;
  • Dy automjete BMW, ngjyrë e zezë;
  • Automjetin “STELS/650-ST Traktor”;
  • Një Peugeot 308.

Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri Sh.H. të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Related

Previous Post

Presidentja Osmani takohet me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Next Post

Duncan për Kadri Veselin: Ishte një nga njerëzit me funksion të lartë në zbulim

Next Post
Duncan për Kadri Veselin: Ishte një nga njerëzit me funksion të lartë në zbulim

Duncan për Kadri Veselin: Ishte një nga njerëzit me funksion të lartë në zbulim

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.