Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Albin Kurti: 29 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit me shokë, kujtesë e përhershme për lirinë e Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
31/01/2026
in Lajme
0
Albin Kurti: 29 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit me shokë, kujtesë e përhershme për lirinë e Kosovës
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në homazhet dhe Akademinë Përkujtimore të mbajtur në Llap, me rastin e 29-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, dhe bashkëluftëtarëve të tij Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Në fjalën e tij para familjarëve të dëshmorëve, veteranëve të luftës, përfaqësuesve institucionalë dhe qytetarëve, Kurti theksoi se dita e fundit e janarit, prej gati tri dekadash, është shndërruar në një datë të shenjtë për kujtesën kolektive të popullit të Kosovës.

“Që prej 29 vitesh, kjo ditë është rezervuar për ta kujtuar Zahir Pajazitin me shokë, një ndër personalitetet më të shquara dhe më të veçanta në luftën për çlirimin e Kosovës”, u shpreh Kurti, duke nënvizuar se flijimi i tyre mbetet themel i lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.

Ai rikujtoi se zona e Llapit ishte një vatër e rëndësishme e organizimit ilegal dhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga ku doli grupi i Zahir Pajazitit me shokë, që më pas u shndërrua në Zonën Operative të Llapit.

Kryeministri bëri të ditur se përvjetori jubilar i 30-të, vitin e ardhshëm, do të shënohet në Prishtinë nën patronatin e Kryeministrisë së Republikës së Kosovës, si shenjë e respektit institucional për dëshmorët.

“Në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit XX, shqiptarët e Kosovës e përmbyllën kapitullin e gjatë dhe të dhimbshëm të luftës për liri përmes organizimit politik dhe kryengritjes së armatosur. Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha janë mishërim i këtij kapitulli historik”, theksoi Kurti.

Në fund të fjalës së tij, ai bëri thirrje për kultivimin dhe ruajtjen e traditës së përkujtimit të dëshmorëve, duke nënvizuar se njohja e së kaluarës është udhërrëfyes për të ardhmen e vendit.

“Duke e ditur se prej nga vijmë, ecim më shpejt dhe më sigurt drejt së ardhmes që e duam”, përfundoi Kurti.

Lavdi Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, si dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të rënë për lirinë e Kosovës.

Related

Previous Post

Qebe e qirinj para Qeverisë, Rinia e PDK-së proteston kundër krizës energjetike

Next Post

E diela pritet të jetë plotësisht e vranët, me reshje shiu dhe bore.

Next Post
Moti sot, e martë, në Kosovë: Temperaturat deri në 20 gradë Celsius

E diela pritet të jetë plotësisht e vranët, me reshje shiu dhe bore.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.