Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Albin Kurti voton në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale: “Ditë e mirë për demokracinë”

Qendra Info by Qendra Info
09/11/2025
in Lajme
0
Albin Kurti voton në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale: “Ditë e mirë për demokracinë”
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që po zhvillohen sot në 18 komuna të vendit. Ai votoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku edhe u ndal për një deklaratë para mediave.

“Besoj se sot të gjithë jeni zgjuar herët në mëngjes. Ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e mirë. Republika e Kosovës mban zgjedhjet në raundin e dytë për balotazh në 18 komuna. Unë kam votuar këtu në Prishtinë, në ndërtesën e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës dhe vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe për të ardhmen e tyre,” tha Kurti.

Shefi i qeverisë vlerësoi ditën e zgjedhjeve si një moment të rëndësishëm demokratik për vendin dhe nënvizoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes lokale.

Procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale po zhvillohet gjatë gjithë ditës së sotme në mbarë komunat ku asnjë kandidat nuk arriti shumicën absolute në raundin e parë.

Related

Previous Post

E diel me mot të butë dhe reshje të izoluara në Kosovë

Next Post

80 prokurorë kujdestarë për mbrojtjen e votës së lirë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Next Post
80 prokurorë kujdestarë për mbrojtjen e votës së lirë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

80 prokurorë kujdestarë për mbrojtjen e votës së lirë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.