Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Ambasadori britanik kërkon kompromis pas zgjedhjeve: Kuvendi i ri të zgjedhë presidentin”

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
25/05/2026
in Category
0
“Ambasadori britanik kërkon kompromis pas zgjedhjeve: Kuvendi i ri të zgjedhë presidentin”
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ku ka theksuar nevojën që partitë politike të tregojnë kompromis pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Në  një postim në Facebook ka shkruar se gjatë takimit është theksuar rëndësia që legjislatura e re pas zgjedhjeve, të jetë në gjendje të zgjedhë presidentin, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja dhe humbja e mundësive për Kosovën.

“Theksova nevojën që partitë politike të tregojnë kompromis për të shmangur një skenar të tillë. Gjithashtu diskutuam edhe abuzimin e papranueshëm ndaj grave politikane në rrjetet sociale dhe shprehëm shpresën që të gjithë liderët partiakë ta bëjnë të qartë se një gjuhë e tillë është e papranueshme”, thuhet në njoftim.

Shtetasit e Kosovës me të drejtë vote do t’u drejtohen kutive të votimit më 7 qershor.  Këto zgjedhje do të jenë të tretat parlamentare brenda 16 muajve.

Kostoja e organizimit të këtij procesi zgjedhor do të jetë 10 milionë e 887 mijë euro.

Madje vazhdimisht konsideronte se ngërçi politik po i kushton vendit që të ketë “zë të plotë e të besueshëm” në arenën ndërkombëtare dhe po bllokon prioritetet jetike  nga buxheti deri te reformat.

Përveç tjerash Hargreaves konsideron “zhgënjyese dhe shqetësuese” që dialogu me Serbinë po ecën ngadalë për shkak të mungesës së institucioneve në Kosovë dhe zhvillimeve politike në Serbi.

Related

Previous Post

“Rroga e 14-të, Azemi për Kurtin: Çmenduri dhe fushatë për vota”.

Next Post

“Pas vizitave në Serbi e Bosnje, dy kongresistë amerikanë mbërrijnë në Kosovë”.

Next Post
“Pas vizitave në Serbi e Bosnje, dy kongresistë amerikanë mbërrijnë në Kosovë”.

“Pas vizitave në Serbi e Bosnje, dy kongresistë amerikanë mbërrijnë në Kosovë”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.