Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

AME: Situata me vërshime në Kosovë mbetet e menaxhueshme, por me vështirësi në disa rajone

Qendra Info by Qendra Info
11/01/2026
in Lajme
0
AME: Situata me vërshime në Kosovë mbetet e menaxhueshme, por me vështirësi në disa rajone
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka bërë të ditur se situata me vërshimet në Republikën e Kosovës, gjatë intervalit kohor 10 janar 2026, nga ora 08:00 deri në 16:00, paraqitet përgjithësisht e menaxhueshme, megjithatë me vështirësi të theksuara në disa rajone si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës.

Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112 dhe strukturat lokale të reagimit, në rajonin e Prishtinës janë evidentuar vërshime të lokalizuara në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Obiliq, Drenas, Shtime dhe Graçanicë. Këto vërshime kanë ardhur kryesisht si pasojë e bllokimeve të kanalizimeve, ndërsa në disa raste është raportuar depërtim i ujit në oborre, bodrume dhe shtëpi banimi, pa pasur nevojë për evakuime.

Në rajonin e Prizrenit janë raportuar rrugë dhe ura të vërshuara, shembje dheu dhe intervenime teknike në komunat Suharekë, Malishevë, Rahovec dhe Dragash. Rrugët kryesore janë nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa disa segmente mbeten përkohësisht të pakalueshme.

Rajoni i Mitrovicës paraqitet më i qetë, pa rrezik të drejtpërdrejtë nga vërshimet. Ekipet janë angazhuar në largimin e ujit, me fokus të veçantë në QKMF Mitrovicë, ndërsa në terren kanë dalë edhe përfaqësues të udhëheqjes së AME-së dhe autoritetet komunale.

Në rajonin e Pejës janë shënuar disa intervenime për shkak të bllokimeve të kanalizimeve dhe rrezikut nga vërshimet, ndërsa në rrugën Pejë–Rugovë ka prani të ujit në disa segmente, ku qytetarët ftohen të qarkullojnë me kujdes të shtuar.

Rajoni i Gjakovës raportohet me situatë stabile dhe rënie të nivelit të lumenjve, ndërsa një segment rrugor është bllokuar përkohësisht për shkak të shembjes së dheut. Ndërkohë, në rajonin e Gjilanit janë evidentuar vërshime të lokalizuara, depërtime uji në bodrume dhe rrëshqitje dheu, si dhe ngritje e nivelit të lumenjve, por pa dalje nga shtrati.

AME njofton se ka realizuar kërkesa urgjente nga KEK dhe KOSTT për sigurimin e pompave thithëse me kapacitet të madh dhe se po vazhdon koordinimi 24/7 me institucionet lokale dhe ato të infrastrukturës kritike në të gjithë territorin e vendit.

Sipas vlerësimit të situatës, vërehet përshkallëzim lokal i vërshimeve dhe vështirësi për qytetarët dhe shërbimet reaguese, si dhe ngritje e nivelit të ujit në disa lumenj dhe përrenj. Situata po monitorohet vazhdimisht.

AME u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rrezik përmes numrave emergjentë 112, 193 dhe 192, duke theksuar se mbetet në gatishmëri të plotë 24 orë në ditë, në koordinim me të gjitha institucionet relevante, për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Related

Previous Post

E diela sjell të ftohtë të fortë dhe reshje të dobëta bore në Kosovë

Next Post

Rrezik përmbytjesh në Rufc të Vjetër të Lipjanit, banorët mobilizohen gjatë natës pas dëmtimit të digës në Sitnicë

Next Post
Rrezik përmbytjesh në Rufc të Vjetër të Lipjanit, banorët mobilizohen gjatë natës pas dëmtimit të digës në Sitnicë

Rrezik përmbytjesh në Rufc të Vjetër të Lipjanit, banorët mobilizohen gjatë natës pas dëmtimit të digës në Sitnicë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.