Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Antimafia italiane godet rrjetin italo-shqiptar të drogës, 9 të arrestuar në Toskanë

Qendra Info by Qendra Info
18/12/2025
in Lajme
0
Antimafia italiane godet rrjetin italo-shqiptar të drogës, 9 të arrestuar në Toskanë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një operacion i gjerë i Gardës së Financës në Itali ka çuar në goditjen e një organizate kriminale italo-shqiptare të përfshirë në trafikun e drogës, me bazë operative në rajonin e Toskanës. Në kuadër të aksionit janë arrestuar gjithsej nëntë persona në provincat e Firences dhe Sienës.

Me urdhër të Prokurorisë Antimafia të Qarkut të Firences, tetë nga të dyshuarit janë dërguar në burg, ndërsa një tjetër është vendosur në arrest shtëpie. Hetimi është kryer nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare të Firences në bashkëpunim me strukturën qendrore SCICO.

Sipas autoriteteve italiane, organizata kishte ngritur një rrjet të strukturuar dhe të sofistikuar trafiku, ku Toskanës i shërbente si qendër operative, ndërsa kanalet e furnizimit shtriheshin në disa zona të Lombardisë. Hetimet nisën në vitin 2023, pas sekuestrimit të 20 kilogramëve kokainë në zonën e San Gimignanos, çka çoi në zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal.

Grupi vepronte me një strukturë të tipit familjar dhe përdorte sisteme komunikimi të enkriptuara, si dhe masa të avancuara sigurie për t’iu shmangur kontrolleve të autoriteteve. Drejtuesit e organizatës, dy shtetas shqiptarë rezidentë në zonat Castelfiorentino dhe Colle Val d’Elsa, dyshohet se menaxhonin të gjithë zinxhirin e aktivitetit kriminal, përfshirë strategjinë, magazinimin, çmimet dhe destinacionin e lëndës narkotike.

Anëtarët e tjerë të grupit ishin të ngarkuar me transportin dhe shpërndarjen e drogës, duke shfrytëzuar edhe kompani të transportit rrugor të mallrave për të simuluar dërgesa të ligjshme. Lënda narkotike fshihej në pako dhe dorëzohej nën kamuflimin e dërgesave të një kompanie të njohur ndërkombëtare.

Autoritetet italiane theksojnë se operacioni përfaqëson një goditje të rëndësishme ndaj krimit të organizuar dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në trafikun e drogës, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Related

Previous Post

Osmani në Bruksel: Kosovës i hiqen të gjitha sanksionet nga janari, Rama: Meritë e jotja

Next Post

BE-ja përballë vendimit kritik për Ukrainën: 90 miliardë euro në lojë, Belgjika dhe Hungaria bllokojnë rrugët kryesore

Next Post
BE-ja përballë vendimit kritik për Ukrainën: 90 miliardë euro në lojë, Belgjika dhe Hungaria bllokojnë rrugët kryesore

BE-ja përballë vendimit kritik për Ukrainën: 90 miliardë euro në lojë, Belgjika dhe Hungaria bllokojnë rrugët kryesore

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.