Sensacioni i ri i Formula 1, Andrea Kimi Antonelli, vazhdon të ndezë sezonin, duke siguruar “pole position” për Çmimin e Madh të Japonisë në Suzuka – i dyti radhazi pas atij në Kinë.
Piloti i Mercedes konfirmoi formën fantastike, duke lënë pas shokun e skuadrës George Russell, i cili u rendit i dyti.
Renditja në kualifikuese
Pas dyshes së Mercedes:
- Oscar Piastri (McLaren) në vendin e tretë
- Charles Leclerc (Ferrari) i katërti
- Lando Norris (McLaren) në vendin e pestë
Ndërkohë, kampioni në fuqi Max Verstappen pati një ditë zhgënjyese, duke mbetur vetëm në vendin e 11-të.
Antonelli: “Kam flutura në stomak”
Pas sesionit kualifikues, italiani nuk e fshehu emocionin:
“Kam flutura në stomak… por tani fokusi është te gara.”
Një deklaratë e thjeshtë, por që tregon presionin dhe vetëbesimin e një piloti që po sillet si veteran.
Mercedes dominon sezonin
Pas dy garave të para:
- George Russell kryeson me 51 pikë
- Andrea Kimi Antonelli ndjek me 47 pikë
Në renditjen e konstruktorëve:
- Mercedes – 98 pikë
- Ferrari – 67 pikë
Gara vendimtare të dielën
Gara për Çmimin e Madh të Japonisë zhvillohet nesër në orën 07:00 (me kohën shqiptare), me gjithë vëmendjen tek Antonelli – talenti që po sfidon rendin e vjetër të Formula 1

