Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Ardian Gjini: Anamorava ka nevojë për rikthim urgjent të investimeve dhe vëmendjes qendrore.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
26/05/2026
in Category
0
Ardian Gjini: Anamorava ka nevojë për rikthim urgjent të investimeve dhe vëmendjes qendrore.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ardian Gjini ka zhvilluar sot një seri takimesh në rajonin e Anamoravës, ku së bashku me kandidatët e Aleancës për deputetë ka vizituar komunat e Gjilanit dhe Kamenicës, me fokus te potenciali ekonomik, bizneset vendore dhe perspektiva për të rinjtë.

Përmes një postimi në Facebook, kandidati për kryeministër nga AAK bëri të ditur se në Gjilan ka takuar qytetarë dhe strukturat partiake, ndërsa më pas ka vizituar fabrikën e mobiljeve “Pallma”, të cilën e cilësoi si shembull të suksesshëm të ndërmarrësisë dhe zhvillimit vendor.

Vizita në Gjilan është përmbyllur me një ndalesë simbolike në Kullën e Bashkimit në Kosaqë, të cilën Gjini e përshkroi si moment krenarie dhe emocionesh.

Ndërkohë, në Kamenicë, Gjini dhe ekipi i tij kanë vizituar fabrikën e ujit “Qua Fix”, ku, sipas tij, është shprehur mbështetja për prodhuesit vendorë dhe fuqizimin e ekonomisë lokale. Takimet në këtë komunë janë përmbyllur me një bashkëbisedim me të rinjtë e Kamenicës.

Gjini ka theksuar se Anamorava ka nevojë për “rikthim urgjent të vëmendjes së nivelit qendror dhe të investimeve”, duke potencuar se mbështetja për bizneset vendore dhe krijimi i perspektivës për të rinjtë mbeten ndër prioritetet kryesore të programit të Aleancës.

Related

Previous Post

Vjedhje në Arllat të Drenasit, hajni futet në kamion dhe merr mbi 4 mijë euro.

Next Post

BE shqyrton kufizimin e të drejtës së vetos për anëtarët e rinj, synon të shmangë bllokimin e vendimmarrjes

Next Post
BE përshpejton bisedimet për “murin me dronë” pas ndërhyrjeve ruse

BE shqyrton kufizimin e të drejtës së vetos për anëtarët e rinj, synon të shmangë bllokimin e vendimmarrjes

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.