Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

ARKEP paralajmëron për SMS dhe mesazhe mashtruese në iMessage: Qytetarët të mos klikojnë në linqe të dyshimta

Qendra Info by Qendra Info
15/01/2026
in Lajme
0
ARKEP paralajmëron për SMS dhe mesazhe mashtruese në iMessage: Qytetarët të mos klikojnë në linqe të dyshimta
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ARKEP ka njoftuar se ditëve të fundit janë identifikuar mesazhe dhe SMS mashtruese, përfshirë ato të dërguara përmes aplikacionit Apple iMessage, të cilat synojnë mashtrimin e qytetarëve për përfitime materiale.

Sipas ARKEP-it, mesazhet e rreme paraqiten me përmbajtje si “Përditësimi i të dhënave të bankës” apo “Gjoba në trafik nga Policia e Kosovës”, dhe përmbajnë linqe që çojnë në faqe mashtruese.

Autoriteti rregullativ thekson se këto mesazhe nuk janë zyrtare dhe kanë për qëllim vjedhjen e të dhënave personale apo financiare të qytetarëve.

Rekomandimet e ARKEP-it për qytetarët

Për të shmangur rrezikun nga mashtrimet digjitale, ARKEP u bën thirrje qytetarëve që:

  • Të mos klikojnë në linqe apo faqe të dyshimta;

  • T’i raportojnë rastet në adresat:

    • incident-reporting@arkep-rks.org

    • reports@kos-cert.org

    Raportimi duhet të përfshijë:

    • pamje të ekranit (screenshot) të mesazhit/SMS-it;

    • adresën e plotë të email-it ose numrin e telefonit nga i cili ka ardhur mesazhi;

  • Për përdoruesit e iOS, rastet mund të raportohen edhe përmes opsionit “Report as Spam/Junk” në aplikacion;

  • Pas raportimit, mesazhet mashtruese të fshihen;

  • Përdoruesit e iPhone dhe iPad, nëse nuk e kanë të domosdoshëm shërbimin iMessage, rekomandohet që ta çaktivizojnë përkohësisht deri në një njoftim të radhës.

Si të ndalet iMessage

ARKEP sqaron se çaktivizimi i iMessage bëhet duke ndjekur këta hapa:
Settings → Apps → Messages → iMessage → OFF

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë dhe të mos bien pre e mashtrimeve digjitale, duke theksuar se raportimi i rasteve ndihmon në rritjen e sigurisë kibernetike në vend.

Related

Previous Post

Walker: Thaçi më tha se kritikat e mia nuk e zemëronin – nga atëherë u bëmë miq edhe më të mirë

Next Post

Kurti në Reçak e akuzon Serbinë për gjenocid, ndërsa në Uashington e amnistoi Vuçiqin, i cili ishte ministër i Millosheviqit në kohën kur u krye masakra e Reçakut

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.