Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arrestimi i Behar Preniqit në Serbi: Familjarët mohojnë përfshirjen e tij në UÇK

Qendra Info by Qendra Info
05/08/2025
in Lajme
0
Arrestimi i Behar Preniqit në Serbi: Familjarët mohojnë përfshirjen e tij në UÇK
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Serbia ka vazhduar me fushatën e arrestimeve të qytetarëve nga Kosova, teksa një tjetër rast është regjistruar në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë.

Bëhet fjalë për Behar Preniqin, i cili, sipas familjarëve të tij, është arrestuar më 3 gusht 2025 nga autoritetet serbe në pikën kufitare Bajakovo, derisa po kthehej nga Gjermania për në Kosovë.

Pretendimet zyrtare serbe lidhen me dyshimet se ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), mirëpo kjo është mohuar kategorikisht nga familjarët e tij.

“Po, është e vërtetë. Është ndaluar pa asnjë arsye. Behari ka qenë fëmijë gjatë luftës dhe kurrë nuk ka pasur probleme me ligjin. As nuk ka qenë ndonjëherë në ndonjë stacion policor”, ka deklaruar një familjare e tij për Klan Kosova.

Sipas saj, Preniqi po udhëtonte me veturë nga Gjermania së bashku me një mik të tij që jeton në Angli. “Shoku i tij është liruar menjëherë, por Beharin e kanë ndaluar. Ai nuk ka dokumente të Gjermanisë, por ka udhëtuar disa herë me liberalizim vizash, pasi bashkëshortja e tij jeton atje”, ka sqaruar ajo.

Familja thotë se ende nuk kanë asnjë informacion zyrtar nga autoritetet serbe, dhe as ndonjë kontakt për të kërkuar informata rreth vendndodhjes dhe gjendjes së tij.

Ky rast vjen pas disa arrestimeve të tjera të ngjashme nga autoritetet serbe, të cilat po ngrisin shqetësime të vazhdueshme për trajtimin e qytetarëve të Kosovës nëpër kufij.

Related

Previous Post

Lipjan, një trup i pajetë gjendet i groposur në Baincë – Dyshohet për vrasje të rëndë

Next Post

Laksativët Natyralë: Zgjidhje të Shëndetshme për Kapsllëkun

Next Post
Laksativët Natyralë: Zgjidhje të Shëndetshme për Kapsllëkun

Laksativët Natyralë: Zgjidhje të Shëndetshme për Kapsllëkun

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.