Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arrestohen tre persona të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare dhe vjedhje identiteti

Qendra Info by Qendra Info
01/08/2025
in Lajme
0
Kishte shkuar t’i bashkohet ISIS’it 10 vjet më parë, sot arrestohet për spiunazh në Kosovë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm në luftën kundër krimeve kibernetike, duke arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme që lidhen me keqpërdorimin e kartelave bankare dhe vjedhjen e identitetit.

Operacioni është zhvilluar më 31 korrik 2025 nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe me urdhër të gjykatës përkatëse. Gjatë këtij aksioni në rajonin e Prishtinës, janë arrestuar fillimisht dy të dyshuar – shtetas kosovarë – të cilët dyshohet se kanë përdorur kartela bankare të bardha (bllanko) për të tërhequr para nga bankomatet, duke e dokumentuar dhe shpërndarë aktivitetin përmes rrjeteve sociale. Ata gjithashtu dyshohet se kanë promovuar kartela të tilla përmes platformave të ndryshme online.

Gjatë kontrollit në lokacionin e të dyshuarve, policia ka gjetur dhe sekuestruar pajisje të ndryshme teknologjike si prova materiale:

  • Dy (2) kompjuterë,

  • Një (1) laptop,

  • Dy (2) telefona mobilë,

  • Tri (3) USB,

  • Një (1) hard-disk (HDD).

Sipas autoriteteve, të dyshuarit kanë vepruar me qëllim përfitimi të kundërligjshëm financiar, duke shfrytëzuar të dhënat bankare të personave të ndryshëm. Me vendim të prokurorit të rastit, dy të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.

Si pjesë e hetimeve të mëtejme, më 1 gusht 2025 është ndaluar edhe personi i tretë i dyshuar, gjithashtu mashkull kosovar, i cili dyshohet se ishte bashkëpunëtor në këtë aktivitet kriminal. Edhe ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Policia e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj në luftën kundër krimeve të natyrës kibernetike dhe në vënien e të gjithë të dyshuarve para drejtësisë. Po ashtu, u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm me mbrojtjen e të dhënave personale dhe bankare, dhe të mos bien pre e mashtrimeve apo vjedhjeve të mundshme.

Related

Previous Post

Nga sot komuna e Prishtinës kufizon shërbimet në e-Kosova për ata që nuk e kanë ndërlidhur adresën zyrtare

Next Post

Aktakuzë për Kanosje ndaj Kryeministrit të Kosovës: Dy persona në bankën e të akuzuarve

Next Post
Aktakuzë për Kanosje ndaj Kryeministrit të Kosovës: Dy persona në bankën e të akuzuarve

Aktakuzë për Kanosje ndaj Kryeministrit të Kosovës: Dy persona në bankën e të akuzuarve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.