Një person i kërkuar për një rast të grabitjes të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar është arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, njësitet policore të stacionit “Veriu” kanë realizuar me sukses operacionin që çoi në kapjen e të dyshuarit A.A., mashkull 40-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Arrestimi i tij ndërlidhet me një rast të grabitjes që është raportuar më 6 dhjetor 2024.
“Personi i dyshuar është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftim.
Ndërkohë, hetuesit rajonalë po vazhdojnë veprimet hetimore dhe procedurat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.