Policia në Suharekë ka ekzekutuar urdhërin e Gjykatës Themelore në Prizren për arrestimin e S.S., 47 vjeç, banues në Grejkoc të Suharekës, i cili ishte dënuar me 4 vite burg.
Më 20.11.2025, patrulla e Stacionit Policor Suharekë ka lokalizuar dhe arrestuar të dënuarin, i cili më pas është dërguar për vuajtjen e dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, Prishtinë.
Sipas aktgjykimit të formës së prerë, S.S. ishte shpallur fajtor për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, të kryer në bashkëkryerje.
Policia e Kosovës njofton se operacioni është realizuar me profesionalizëm dhe në koordinim me gjykatat dhe institucionet përkatëse, me synim zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike.

