Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, e ndodhur më 23 prill 2025 në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u krye mbrëmë nga njësitë policore të Stacionit Veriu – Prishtinë, pas një periudhe kërkimi për të dyshuarin V. S., mashkull 28-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Policia bëri të ditur se arrestimi u realizua si rezultat i veprimeve operativo-hetimore në kuadër të procesit hetimor të këtij rasti.
Ndaj të dyshuarit, i cili dyshohet për tentim vrasjeje, prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim policor, dhe ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Hetimet për rastin po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.