Policia e Kosovës ka arrestuar një 26-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
I dyshuari Ç.B., shtetas i Republikës së Kosovës, është kapur në Aeroportin e Prishtinës, pas hetimeve të zhvilluara nga Sektori Rajonal i Hetimeve.
Sipas Policisë, ai dyshohet se më 18 gusht 2025 kishte hedhur një shishe me lëndë ndezëse në një market, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicën e Jugut.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.