Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të kërkuar në Ferizaj, pas një operacioni të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH). I dyshuari F.M., 36 vjeç, ndodhej në kërkim me urdhëresë aktive të Gjykatës Themelore të Ferizajt për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas Policisë, rreth orës 18:00 të datës 09.12.2025, njësia policore ka pranuar informatën se i kërkuari ndodhej brenda një klubi të fitnesit në qytet. Menjëherë pas kësaj, tre ekipe të NJRSH-së kanë ndërhyrë dhe kanë realizuar arrestimin pa incidente.
Pas procedurave të nevojshme dhe kompletimit të dokumentacionit, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit me 2 vjet e 6 muaj burgim.
Policia Rajonale e Ferizajt theksoi se mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhërarrestimeve dhe kapjen e personave që fshihen nga drejtësia.

