Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arrestohet në flagrancë një person në Prizren për fajde – Policia ndërhyn pas hetimeve intensive

Qendra Info by Qendra Info
06/08/2025
in Lajme
0
Arrestohet në flagrancë një person në Prizren për fajde – Policia ndërhyn pas hetimeve intensive
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin në flagrancë të një të dyshuari për veprën penale të fajdes, pas një operacioni të zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, me mbështetjen e njësive tjera relevante.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është ndërmarrë pas veprimeve intensive hetimore, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e të dyshuarit, i cili dyshohet se për një kohë të gjatë ka ushtruar presion mbi një qytetar, duke përfituar nga gjendja e rëndë financiare e këtij të fundit për të nxjerrë fitime përmes fajdes.

“I dyshuari ka detyruar viktimën që të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke kërkuar vazhdimisht kamatë mbi huanë e dhënë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Arrestimi është bërë në momentin kur i dyshuari po pranonte mjete financiare në emër të kamatës. Me urdhër verbal të prokurorit të shtetit, autoritetet kanë kryer kontroll edhe në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të arrestuarit.

Pas intervistimit nga hetuesit, Prokuroria Themelore në Prizren ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim.

Policia e Kosovës fton qytetarët që të raportojnë rastet e fajdes dhe të bashkëpunojnë me autoritetet në luftimin e kësaj dukurie që cenon rëndë sigurinë ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve.

Related

Previous Post

The Guardian: Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve me ndihmën e Microsoft

Next Post

E dyshuara për mashtrim me shitblerje veturash, përballet me kërkesë për paraburgim 30-ditor

Next Post
E dyshuara për mashtrim me shitblerje veturash, përballet me kërkesë për paraburgim 30-ditor

E dyshuara për mashtrim me shitblerje veturash, përballet me kërkesë për paraburgim 30-ditor

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.