Policia e kryeqytetit ka arrestuar një person të dënuar me burgim për veprat penale që lidhen me narkotikë dhe armë pa leje.
Sipas njoftimit, njësia e arrestimeve e stacionit policor Veriu ka realizuar aksionin që çoi në kapjen e të kërkuarit:
- J.Xh., 38 vjeç, shtetas i Kosovës, i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve” si dhe “Mbajtje ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Pas arrestimit, i dënuari është dërguar menjëherë për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga gjykata.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksionet e tilla do të vazhdojnë me qëllim kapjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore ndaj personave të kërkuar.