Sipas njoftimit zyrtar, rasti është raportuar më 17 shtator 2025, rreth orës 11:00, në Prishtinë, ndërsa pas hetimeve intensive, më 23 shtator është bërë arrestimi i të dyshuarit.
Viktima e ngjarjes është një femër kosovare. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të denoncojnë menjëherë raste të ngjashme, për të siguruar mbrojtjen e të drejtave dhe sigurinë publike.