Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arrestohet në Vërmicë i dyshuari për plantacionin me mbi 1 ton kanabis në Klinë

Qendra Info by Qendra Info
05/04/2025
in Lajme
0
Arrestohet në Vërmicë i dyshuari për plantacionin me mbi 1 ton kanabis në Klinë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të shtunën në pikën kufitare në Vërmicë, si njëri nga të dyshuarit për një rast të madh të kultivimit të narkotikëve në fshatin Sferkë të Klinës.

Sipas informacioneve zyrtare, arrestimi lidhet me zbulimin e një plantacioni të madh me kanabis në shtator të vitit të kaluar, ku policia kishte konfiskuar mbi 1 ton lëndë narkotike, me një vlerë të përafërt prej mbi 5 milionë euro.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, konfirmoi arrestimin, duke deklaruar:
“Është ndaluar një person në Vërmicë, i cili dyshohet për kultivim të narkotikëve, përkatësisht për kultivimin e mbi 3 mijë kg narkotik në fshatin Sfërkë të Klinës. Është shtetas i Republikës së Shqipërisë. I njëjti është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërkohë prokurori është duke përpiluar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.”

Ky është vetëm një nga të dyshuarit për këtë rast. Gjatë aksionit policor të zhvilluar në Sferkë në shtator 2024, ishte arrestuar edhe Aleks Gerbi, gjithashtu shtetas shqiptar, ndërsa autoritetet kishin identifikuar edhe gjashtë persona të tjerë të dyshuar.

Hetimet për këtë rast vazhdojnë.

Related

Previous Post

Qytetarët në protesta kundër shtrejtimit të rrymës, aktivistja e PSD’s në plazh.

Next Post

Rimac kërkon kontrollin e Bugatti Rimac – i ofron Porsche blerjen e aksioneve

Next Post
Rimac kërkon kontrollin e Bugatti Rimac – i ofron Porsche blerjen e aksioneve

Rimac kërkon kontrollin e Bugatti Rimac – i ofron Porsche blerjen e aksioneve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.