Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arrestohet në Zveçan i dyshuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
24/08/2025
in Lajme
0
Prokuroria Speciale ngrit aktakuza për nxitje urrejtjeje dhe ekstremizëm fetar në Kosovë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale ka ndaluar për 48 orë një person me inicialet L. M., i dyshuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, arrestimi është kryer pas hetimeve disa mujore të zhvilluara nga hetuesit policorë, ndërsa i dyshuari është ndaluar në komunën e Zveçanit.

L. M. dyshohet për disa vepra penale, përfshirë:

  • bashkim për veprimtari kundërkushtetuese,

  • rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare,

  • pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm,

  • si dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Me autorizim të prokurorit, policia ka zhvilluar bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur prova materiale që lidhen me veprimtarinë e tij të dyshuar kriminale.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, brenda afatit ligjor, ndaj të dyshuarit do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Related

Previous Post

Wall Street dhe kriptovalutat në përplasje lobuese në Uashington

Next Post

Albulena Haxhiu: “Sipas logjikës së PZAP-it, edhe Milan Radoiçiq do të duhej të certifikohej për zgjedhje”

Next Post
Albulena Haxhiu: “Sipas logjikës së PZAP-it, edhe Milan Radoiçiq do të duhej të certifikohej për zgjedhje”

Albulena Haxhiu: “Sipas logjikës së PZAP-it, edhe Milan Radoiçiq do të duhej të certifikohej për zgjedhje”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.