Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës, ku një burrë është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se ka kryer dhunim ndaj një burri tjetër.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 12 qershorit 2025, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është kryer më 13 qershor. Të dy personat e përfshirë janë shtetas të Kosovës.
“DHUNIM – Podujevë 12.06.2025-01:00. Më datë 13.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte dhunuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje për identitetin e personave të përfshirë, për shkak të natyrës së ndjeshme të rastit dhe për të ruajtur privatësinë e viktimës.