Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Grabitje”, e cila kishte ndodhur më 17 korrik 2025 në fshatin Carrabreg i Epërm, komuna e Deçanit.
Sipas njoftimit, rreth orës 01:15 të asaj nate, viktima kishte raportuar se dy persona të panjohur i kishin grabitur nga çanta një shumë prej 20,450 eurosh, të cilat i kishte si kursime jetësore. Pas kryerjes së grabitjes, autorët ishin larguar në drejtim të panjohur.
Pas hetimeve intensive, më 22 shtator 2025, hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë një nga personat e dyshuar.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa hetimet për përfshirjen e personit tjetër të dyshuar po vazhdojnë.