Zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Kaçanik kanë arrestuar mëngjesin e së premtes një person të kërkuar me urdhëresë gjyqësore.
Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, arrestimi është kryer më 03.01.2026, rreth orës 06:00, në rrugën “Faruk Dogani”, ku është ndaluar i dyshuari B.D. (31 vjeç).
I arrestuari ishte në kërkim me urdhëresë aktive të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm procedural, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit me kohëzgjatje prej 90 (nëntëdhjetë) ditësh.
Policia Rajonale e Ferizajt ka ritheksuar përkushtimin e saj në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe në arrestimin e personave që ndodhen në kërkim.

