Policia ka arrestuar mbrëmë një person në Podujevë, i dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “Xhemajl Mustafa”, pas një aksioni policor të planifikuar. Gjatë kontrollit të lokacionit të dyshuar, policia ka sekuestruar disa pajisje që dyshohet se janë përdorur për veprimtari të paligjshme, përfshirë:
-
tri shtëpiza kompjuteri,
-
dy monitorë,
-
një skaner dhe pajisje të tjera përcjellëse.
Personi i arrestuar, F.M. (mashkull), me autorizim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje. Ndërkohë, hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë janë duke vazhduar veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.
Policia ka ritheksuar përkushtimin e saj për luftimin e veprimtarive të paligjshme që cenojnë rendin publik dhe sigurinë ekonomike të qytetarëve.

