Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arrestohet një person në Prishtinë për vrasje dhe manipulim me prova – arma u gjet në shtëpinë e vëllait të viktimës

Qendra Info by Qendra Info
02/11/2025
in Lajme
0
Prokuroria ngrin pasuri mbi 10 milionë euro në rastin “Prona e Veternikut”
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për vrasje dhe manipulim me prova, pas një ngjarjeje të rëndë që ka ndodhur në garazhin e shtëpisë së viktimës.

Sipas njoftimit, i dyshuari V.P. po hetohet për veprën penale “Vrasja”, sipas nenit 172 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Manipulimi me prova”, sipas nenit 389 të të njëjtit kod.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori kujdestar së bashku me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, të cilat gjatë hetimeve fillestare kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në garazhin e shtëpisë së viktimës. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishek, ndërsa arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale – një pistoletë e tipit “ZORAKI 917-T” me numër serik A3YZR16YS01201411 – është gjetur në shtëpinë e vëllait të viktimës dhe është konfiskuar si provë.

Sipas informacioneve të para, viktima R.Sh. është dërguar nga familjarët në QKMF Komoran, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se ai ka mbërritur pa shenja jete.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është kryer bastisja e shtëpisë së viktimës, pasi dyshohet se arma me të cilën është kryer vepra penale ka qenë në pronësi të tij.

Prokuroria ka bërë të ditur se, brenda afateve ligjore, do të parashtrojë kërkesë në Gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.P. Ndërkohë, hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të rastit dhe rrethanave të ngjarjes.

Related

Previous Post

Trump urdhëron Pentagonin të përgatisë planin për ndërhyrje në Nigeri – paralajmërohet operacion i mundshëm ushtarak në Afrikë

Next Post

Sheiku i Abu Dhabit i dhuron Princit Andrew një vilë 10 milionëshe

Next Post
Sheiku i Abu Dhabit i dhuron Princit Andrew një vilë 10 milionëshe

Sheiku i Abu Dhabit i dhuron Princit Andrew një vilë 10 milionëshe

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.