Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arrestohet një person për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Lipjan

Qendra Info by Qendra Info
12/08/2025
in Lajme
0
Sot varroset Enver Bajraktari, u gjet i groposur në një arë
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit, 45 vjeç, në fshatin Baicë të Lipjanit. Sipas burimeve, i dyshuari ka lidhje familjare me viktimën.

Trupi i Bajraktarit u gjet më 4 gusht, i groposur disa metra nën sipërfaqe, i mbuluar me dërrasa, në një arë të mbjellë me misër. Hetuesit dhe familjarët arritën ta lokalizojnë trupin pas gjurmëve që tregonin tërheqjen e tij me forcë drejt një gropë të improvizuar.

“Kanë hi me vëzhgu… lëvizja e fundit u kanë te kjo shtëpi këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje”, ka deklaruar një familjar i viktimës.

Bajraktari ishte raportuar i zhdukur një ditë më parë nga familja. Pas gjetjes së trupit, Policia nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

Më 5 gusht, Prokuroria konfirmoi identitetin e viktimës si Enver Bajraktari, ndërsa më 6 gusht ai u varros në fshatin e tij të lindjes, Baicë të Lipjanit.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ndërsa i dyshuari ndodhet në paraburgim.

Related

Previous Post

Vrasje në Prizren – Prokuroria kërkon paraburgim 30-ditor për të pandehurin

Next Post

Vrasja e mbrëmshme në Hajvali sherri i komunikacionit: Krejt çka dihet deri më tani

Next Post
Vrasja e mbrëmshme në Hajvali sherri i komunikacionit: Krejt çka dihet deri më tani

Vrasja e mbrëmshme në Hajvali sherri i komunikacionit: Krejt çka dihet deri më tani

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.