Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arrestohet personi i dytë i dyshuar për vendosjen e granatës në ordinancën “Medica” në Prishtinë

Qendra Info by Qendra Info
04/06/2025
in Lajme
0
Kishte shkuar t’i bashkohet ISIS’it 10 vjet më parë, sot arrestohet për spiunazh në Kosovë
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se është arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar për vendosjen e një granate dore në hyrje të ordinancës private “Medica”, që ndodhet në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Pas arrestimit të parë të Burhan Mavriqit, rreth 32-vjeç, më 27 maj, hetuesit policorë kanë vijuar hetimet intensive. Si rezultat, më 3 qershor është arrestuar edhe Arbnor Shala, rreth 33-vjeçar, i dyshuari i dytë lidhur me këtë rast që ka shkaktuar shqetësim te qytetarët dhe institucionet.

Burime të sigurta të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Shala është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorisë, ndërkohë që hetimet janë ende në zhvillim për të zbuluar motivin dhe për të identifikuar ndonjë bashkëpunëtor të mundshëm.

Kujtojmë se incidenti ndodhi më 24 maj, kur në hyrje të ordinancës “Medica” u gjet një granatë dore e tipit F-1, pa ndezës, e cila fatmirësisht nuk shpërtheu. Mjeti shpërthyes u largua në mënyrë të sigurt nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Related

Previous Post

I moshuari gjendet i vdekur në Prishtinë, dyshohet se ra nga ndërtesa

Next Post

Duka flet për sfidën ndaj Serbisë: Synojmë 3 pikë dhe një atmosferë sportive – transparencë totale me biletat

Next Post
Duka flet për sfidën ndaj Serbisë: Synojmë 3 pikë dhe një atmosferë sportive – transparencë totale me biletat

Duka flet për sfidën ndaj Serbisë: Synojmë 3 pikë dhe një atmosferë sportive – transparencë totale me biletat

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.