Policia e Kosovës ka arrestuar F.A. (36 vjeç), i dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje të raportuar më 23 korrik 2025.
Hetimet tregojnë se F.A., në bashkëkryerje me M.B. (32 vjeç), i arrestuar më 19 gusht, dyshohet se kishin vjedhur dërrasa pune në një punishte, me vlerë rreth 750 euro.
I dyshuari u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi figuronte si person i kërkuar. Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ai është liruar, ndërsa procedura ndaj tij do të vazhdojë sipas ligjit.
Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe kapjen e personave të përfshirë në aktivitete kriminale.