Prokuroria Evropiane (EPPO) ka ndërhyrë me kontrolle të gjera në Kolegjin e Evropës në Bryzh dhe në SEAE në Bruksel, në kuadër të një hetimi për mashtrim, korrupsion dhe shkelje të rregullave të tenderimit për programet e trajnimit të diplomatëve të rinj.
Tre persona janë arrestuar, mes tyre – sipas mediave belge – Federica Mogherini, rektore e Kolegjit të Evropës dhe ish-shefja e diplomacisë së BE-së. Ajo është gjithashtu rektore e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë.
Kontrollet janë urdhëruar nga EPPO, me mbështetje nga OLAF, dhe janë kryer në:
-
Godinat e Kolegjit të Evropës në Bryzh
-
Zyrat e SEAE në Bruksel
-
Banesat e të dyshuarve
Në qendër të hetimit është Akademia Diplomatike e BE-së, një projekt trajnimi 9-mujor për diplomatët e rinj, për periudhën 2021–2022. Dyshohet se:
-
Kriteret e tenderit janë ndarë paraprakisht me një kandidat,
-
Është cenuar konkurrenca e ndershme,
-
Janë shkelur rregullat financiare të BE-së (neni 169).
Hetohen elementë të mundshëm të:
-
Mashtrimit në prokurim
-
Korrupsionit
-
Konfliktit të interesit
-
Shkeljes së sekretit profesional
Hetimi vazhdon, por skandali tashmë ka tronditur institucionet e BE-së. Zyrtarë europianë po flasin hapur për një goditje të rëndë ndaj besueshmërisë së Brukselit.

