Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arrestohet zyrtar komunal i dyshuar për marrje ryshfeti

Qendra Info by Qendra Info
01/09/2025
in Lajme
0
Policia e Kosovës godet krimin: Arrestime për tentativë vrasjeje, grabitje dhe të shtëna me armë në aheng
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të administratës lokale nën dyshimin për veprën penale “Marrje ryshfeti”.

Sipas njoftimit zyrtar, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore, ka zhvilluar veprime hetimore pas pranimit të informatave për korrupsion. Me urdhër të Gjykatës kompetente është zbatuar një masë e veçantë hetimore, gjatë së cilës janë siguruar prova materiale.

Paratë që ishin objekt i simulimit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të tij, por ka vendosur të ushtrojë të drejtën e heshtjes.

Pas përfundimit të procedurave fillestare, prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh ndaj tij. Hetimet janë ende në fazën fillestare dhe pritet të vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe çdo veprimi të paligjshëm që cenon integritetin institucional.

Related

Previous Post

Kurti në Ulpiana Fest: “Gjetjet arkeologjike na bashkojnë të gjithëve”

Next Post

Ish-koloneli amerikan: Dronët me IA do ta revolucionarizojnë luftën në Ukrainë

Next Post
Ish-koloneli amerikan: Dronët me IA do ta revolucionarizojnë luftën në Ukrainë

Ish-koloneli amerikan: Dronët me IA do ta revolucionarizojnë luftën në Ukrainë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.