Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

ASH ngre alarmin: “Bota Serbe” po zgjerohet në Maqedoninë e Veriut përmes Telekom Serbisë – VLEN, ortak i heshtur i ndikimit serb

Qendra Info by Qendra Info
07/08/2025
in Lajme
0
ASH ngre alarmin: “Bota Serbe” po zgjerohet në Maqedoninë e Veriut përmes Telekom Serbisë – VLEN, ortak i heshtur i ndikimit serb
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Drejtorit të Përgjithshëm të Telekom Serbisë, Vladimir Luçiq, i cili paralajmëroi investime të reja në vlerë prej 50 milionë eurosh në Maqedoninë e Veriut. Sipas ASH-së, këto investime nuk paraqesin zhvillim ekonomik, por “zgjerim të projektit gjeopolitik të ashtuquajtur Bota Serbe”, me mbështetje direkte nga Beogradi dhe në heshtjen e plotë të qeverisë aktuale VMRO-VLEN.

“Ajo që ndodhi në Mal të Zi po ndodh edhe këtu, para syve tanë – kapje e tregut të telekomunikacionit, pushtim i hapësirës mediatike dhe ndërtim i infrastrukturës kritike në duart e kompanive të kontrolluara nga qeveria e Vuçiqit”, thuhet në deklaratën e ASH-së, duke akuzuar partnerët qeveritarë se po sillen si “ortakë të verbër”, të përqendruar në poste e premtime të zbrazëta.

ASH ngre pyetje të drejtpërdrejta për natyrën e vërtetë të këtyre investimeve:

“A është Telekom Serbia një investitor ekonomik neutral, apo instrument politik i Beogradit për të kontrolluar narrativën dhe rrjetin e informacionit në Maqedoninë e Veriut?”

Partia shqiptare në opozitë thekson se ky nuk është thjesht një problem ekonomik, por çështje sigurie kombëtare, dhe kërkon transparencë të plotë nga qeveria si dhe përfshirje aktive të Agjencisë për Siguri Kombëtare (DSK) dhe Komisionit për Parandalimin e Influencave të Huaja, për të hetuar ndikimin e mundshëm të Telekom Serbisë në vend.

ASH e akuzon koalicionin qeverisës VLEN për pasivitet të rrezikshëm, duke theksuar se heshtja në këtë rast nuk është neutrale, por pjesë e bashkëpunimit të heshtur me agjendat destabilizuese nga jashtë.

“Të qeverisësh do të thotë të mbrosh interesin kombëtar. Në këtë rast, VLEN po dështon rëndë. Po hesht kur duhet të reagojë. Është mirë që VLEN të zgjohet nga gjumi i pushtetit dhe të kërkojë ndjesë publike për çorientimin që po lejon këtë rrëshqitje të rrezikshme të shtetit,” thuhet më tej në reagimin e Aleancës.

ASH përfundon duke u zotuar se nuk do të qëndrojë spektatore ndaj dominimit të ri serb në rajon, duke paralajmëruar se nuk do të lejojë shndërrimin e Maqedonisë së Veriut në oazë të “Botës Serbe”, as nënshtrimin e qytetarëve shqiptarë nën trysninë e re ekonomike, mediatike dhe politike nga Beogradi.

Burimi: Koha.mk,

Related

Previous Post

Operacione të njëpasnjëshme të Policisë së Kosovës – Njëri i arrestuar në Prishtinë, tjetri arratiset nga paraburgimi në Veri

Next Post

Shqipe Selimi zgjedh të hesht për protestën ndaj Gjykatës Speciale edhe pse bashkeshorti i saj është në paraburgim në Hagë

Next Post
Shqipe Selimi zgjedh të hesht për protestën ndaj Gjykatës Speciale edhe pse bashkeshorti i saj është në paraburgim në Hagë

Shqipe Selimi zgjedh të hesht për protestën ndaj Gjykatës Speciale edhe pse bashkeshorti i saj është në paraburgim në Hagë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.