Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Auditimi: Mbi 2.9 milionë euro shpenzime në Zyrën e Kryeministrit, detaje për drekat dhe shërbimet.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
04/06/2026
in Category
0
Auditimi: Mbi 2.9 milionë euro shpenzime në Zyrën e Kryeministrit, detaje për drekat dhe shërbimet.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka identifikuar disa parregullsi në zyrën e Kryeministrit të Kosovës, të cilat ndikojnë në efikasitetin, transparencën dhe pajtueshmërinë me legjislacionin në fuqi.

Sipas të dhënave të bëra publike nga ky raport thuhet se gjatë auditimit janë vërejtur fusha për përmirësim, përfshirë këtu kontrollin e brendshëm.

Po ashtu u tha se shpenzimet e parasë publike duhet të jenë në kode adekuate, të përcaktuara me planin kontabël.

Raporti i Auditimit tregon se gjatë vitit 2025 – Zyra e Kryeministrit ka shpenzuar mbi 2 milionë euro “2,992,306” për mallra, shërbime nga një buxhet final prej 4,856,883 euro.

Sipas raportit, fondet janë përdorur për një sërë shpenzimesh operative, përfshirë furnizime për zyrë, blerjen e pajisjeve me vlerë nën dhe mbi 1,000 euro, organizimin e drekave zyrtare, shërbime kontraktuese si dhe nevoja të tjera të institucionit.

Të dhënat e auditimit tregojnë se rreth 61 për qind e buxhetit të planifikuar për këtë kategori është shpenzuar gjatë vitit raportues, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur e pashfrytëzuar.

Raporti paraqet këto shpenzime në kuadër të pasqyrave financiare të Zyrës së Kryeministrit, duke ofruar një pasqyrë të mënyrës së përdorimit të fondeve publike në kategorinë e mallrave, shërbimeve dhe komunalive gjatë vitit 2025.

Po ashtu ZKA rapoirtoi për detyrimet e papaguara.

Pasqyra e detyrimeve në fund të vitit 2025, ishte 63.579 euro, e të cilat detyrime janë bartur për t’u paguar në vitin 2026.

Sipas ZKA-së, Zyra e Kryeministrit në vitin 2025 shpenzoi 11 milionë e 500 e 55 mijë e 30 euro në total . Mbi 4 milionë euro për paga dhe mëditje, dy milionë për mallra dhe shërbime.Mbi tre milionë u shpenzuan për subvencione dhe transfere e 509 mijë për investime kapitale.

Related

Previous Post

Goditet bixhozi i paligjshëm në Viti, arrestohen 11 persona.

Next Post

Komuna e Prishtinës paralajmëron gjoba deri në 300 euro për hedhjen e mbeturinave vëllimore.

Next Post
Komuna e Prishtinës paralajmëron gjoba deri në 300 euro për hedhjen e mbeturinave vëllimore.

Komuna e Prishtinës paralajmëron gjoba deri në 300 euro për hedhjen e mbeturinave vëllimore.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.