Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ekonomia

Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës fillon hetimet ndaj Telekomit serb

Autoriteti ka analizuar kushtet e tregut të konkurrencës, dhe duke vepruar sipas detyrës zyrtare, ka zhvilluar shqyrtimin paraprak të vlerësimit të përqendrimit, lidhur me dyshimin e arsyeshëm se ndërmarrja MTS D.O.O. (Telekomi Mobil i Serbisë), e cila operon në tregun përkatës, të ofrimit të shërbimeve të internetit dhe atë kabllor në territorin e Republikës së Kosovës, ka realizuar shitblerje të aksioneve në tregun përkatës, duke fituar kontrollin mbi ndërmarrjet tjera.

rinor_post by rinor_post
05/12/2022
in Ekonomia
0
Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës fillon hetimet ndaj Telekomit serb
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës njofton se do të fillojë procedurë ndaj Telekomit të Serbisë (MTS).

 

“Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës më 25.11.2022 ka nxjerr konkluzion për fillimin e procedurës kundër  ndërmarrjes MTS D.O.O. Autoriteti ka analizuar kushtet e tregut të konkurrencës, dhe duke vepruar sipas detyrës zyrtare, ka zhvilluar shqyrtimin paraprak të vlerësimit të përqendrimit, lidhur me dyshimin e arsyeshëm se ndërmarrja MTS D.O.O. (Telekomi Mobil i Serbisë), e cila operon në tregun përkatës, të ofrimit të shërbimeve të internetit dhe atë kabllor në territorin e Republikës së Kosovës, ka realizuar shitblerje të aksioneve në tregun përkatës, duke fituar kontrollin mbi ndërmarrjet tjera, për të cilat përmbushet detyrimi ligjor për njoftimin e përqendrimit sipas ligjit për mbrojtjen e konkurrencës”, thuhet në njoftimin e Autoriteti të Konkurrencës të Republikës së Kosovës (AKRK).

Autoriteti njofton se, transaksionet dhe blerjet nëse janë realizuar, pa e dorëzuar njoftimin e detyrueshëm për qëllimin e përqendrimit sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, paraqet formë të kufizimit ose shtrembërimit të konkurrencës nga ndërmarrjet në territorin e Republikës së Kosovës ose jashtë  territorit, nëse veprimet e tyre kanë efekt në tregun e Republikës së Kosovës.

“Kontrolli i bashkimeve synon të parandalojë shtrembërimet e konkurrencës dhe synon të parandalojë efektet anti konkurruese përpara se ato të ndodhin”, thuhet në komunikatë.

Autoritetit njofton se, fillimi i procedurës për hetimin e çrregullimit të konkurrencës, ka për qëllim sqarimin e fakteve dhe në këtë mënyrë vërtetimin e shkeljes së pretenduar. AKRK do të marrë vendimin e saj meritor bazuar në faktet e vërtetuara të rastit dhe do të mbaj të informuar opinionin dhe qytetarët të cilët marrin shërbime nga ndërmarrja MTS./rtklive/

Related

Previous Post

KEDS: Kurseni sepse cmimi i megavatit ka shkuar mbi 400 euro

Next Post

Skandali i “Sigal” | 515 kosovarë të prekur nga rrjedhja e të dhënave

Next Post
Skandali i “Sigal” | 515 kosovarë të prekur nga rrjedhja e të dhënave

Skandali i “Sigal” | 515 kosovarë të prekur nga rrjedhja e të dhënave

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.