Magazina Qendra
Advertisement
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
Magazina Qendra
No Result
View All Result
Home Biznesi

Skandali i “Sigal” | 515 kosovarë të prekur nga rrjedhja e të dhënave

Janë 515 kosovarë që janë prekur nga skandali me të dhënat private që u ekspozuan në publik nga kompania e sigurimeve “Sigal” në Kosovë. Të dhënat e klientëve të “Sigal” u ekspozuan edhe te platforma që ka 650 miliardë faqe të arkivuara. As pas më shumë se dy javë insistimi nga Insajderi që të marrë një përgjigje nga kompania se cilat kanë qenë masat që kompania ka marrë brenda pas këtij skandali, të njëjtit nuk kanë pranuar që të flasin.

05/12/2022
in Biznesi
Reading Time: 3 mins read
Skandali i “Sigal” | 515 kosovarë të prekur nga rrjedhja e të dhënave
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në fillim të nëntorit të këtij viti Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) e gjeti fajtor dhe e gjobiti kompaninë ‘‘Sigal Uniqa Group Austria’’. 50 mijë euro ishte dënimi kundër kompanisë për, siç thuhet në vendim, shkeljen e dispozitave për sigurinë e të dhënave personale.

Sipas vendimit, ‘‘Sigal’’ që për President të Bordit mbikëqyrës për Shqipëri, Maqedoninë e Veriut e Kosovë  e ka Avni Ponarin, skandali me publikimin e të dhënave private u zbulua nga një ankesë e vetme. Një klient i kompanisë që bleu një policë sigurimi të shëndetit për udhëtim dhe gjeti më vonë se të dhënat personale iu publikuan hic më pak se sa ne Google.

Hetimi i AIP-së pastaj do ta zbardhte krejt skandalin. Skandali? Nuk bëhej më fjalë për vetëm një klient. Numri i klientëve të prekur nga kjo rrjedhe e informatave nga klientët e “Sigal” e të qasshme nga kushdo në Google doli që të ishte 515 persona. Aty do të dilnin krejt të dhënat, përfshirë edhe numri i pasaportës.

‘‘Në kohën e inspektimit të web faqes së kontrolluesit, nuk është gjetur ndonjë publikim i të dhënave personale. Por, në momentin që është kërkuar në motorët e kërkimit (shfletuesit) “Google.com” dhe “Bing.com”, përmes një kërkimi të thjeshtë, duke shënuar “Porosia Shu – sigal-ks.com”, kanë filluar të shfaqen edhe të 3 dhëna të subjekteve tjera, duke bërë publike kategoritë e të dhënave, si: emri, mbiemri, data e lindjes, mosha, numri i telefonit, numri i letërnjoftimit (i cili paraqet numrin unik identifikues – numrin personal), numri i pasaportës, data e nisjes, data e kthimit dhe shuma e pagesës’’, thuhet në arsyetim të vendimit nga AIP.

Insajderi ka më shumë se dy javë që ka dërguar pyetje në kompaninë e sigurimeve “Sigal” në lidhje me skandalin e rrjedhjes në publik të të dhënave private të klientëve të saj, por në këtë kompani deri tash nuk janë përgjigjur edhe pse janë kontaktuar më shumë se një herë.

Insajderi i ka pyetur se pos pagesës së dënimit prej 50 mijë eurosh të AIP-ja, cilët kanë qenë hapat tjerë që kompania ka marrë karshi këtij rasti. A është shkarkuar, ose suspenduar dikush nga menaxhmenti. Kompania është pyetur se cili ka qenë vendimi i Bordit ndaj menaxhmentit, pas skandalit dhe se a janë kontaktuar secili veç e veç 515 personat e prekur nga rrjedhja e të dhënave nga “Sigal” e në Google. “Sigal” është pyetur nga Insajderi edhe nëse këta 515 persona të prekur nga kjo rrjedhje e informacioneve të tyre private në publik, a janë dëmshpërblyer dhe nëse po ne çfarë forme dhe sa ka qenë vlera e dëmshpërblimit. Në “Sigal” nuk janë përgjigjur as nëse pas vendimit të IAP-së janë kontaktuar nga Prokuroria.

Çka gjeti IAP të “Sigal”-i pas skandalit me të dhënat private?

AIP shqiptoi një gjobë prej 20 mijë euro kundër “Sigal Uniqa Group Austria” Sh. A., në cilësinë e kontrolluesit, për shkeljen e përgjithshme të dispozitave të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke ia besuar përpunimin e të dhënave personale një personi tjetër, pa lidhur kontratë me shkrim, siç parashihet në paragrafin 2 të nenit 32 të LMDhP-së.

Të njëjtit me vendim janë urdhëruar, të ndalojnë përkohësisht përpunimin e të dhënave personale përmes shitjes së produkteve në internet (online) deri në marrjen e masave dhe procedurave të nevojshme për sigurimin e të dhënave personale.

Po ashtu, shumën e përcaktuar si më sipër të njëjtit janë obliguar që ta paguajnë në afat prej 30 ditësh si dhe brenda 30 ditësh ta njoftojnë AIP-në me veprimet e ndërmarra për zbatimin e këtij vendimi.

Nuk dihet nëse kompania e ka njoftuar AOP-në, pasi që e njëjta nuk ka pranuar as të përgjigjet në pyetjeve Insajderit.

Related

Previous Post

Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës fillon hetimet ndaj Telekomit serb

Next Post

Amerikan Airlines e para nē botë me 124 milionē udhëtarë

Next Post
Amerikan Airlines e para nē botë me 124 milionē udhëtarë

Amerikan Airlines e para nē botë me 124 milionē udhëtarë

Please login to join discussion

Stay Connected test

  • 23.8k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

30/03/2021
SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

30/03/2021
Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi

Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi

01/03/2023
Shqipëria, qendra e botës në Mesjetë

Shqipëria, qendra e botës në Mesjetë

01/03/2023
Rreshteri Fadil Ferati lavderon doktoret për profesionalizëm

Rreshteri Fadil Ferati lavderon doktoret për profesionalizëm

01/03/2023
Barazim historik/ Dollari dhe euro në vlerë të njëjtë

Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

31/01/2023

Të fundit

Follow Us

Materialet, videot, fotografitë, shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe në bazë të së drejtës së autorit , sipas ligjeve të miratuara janë pronë e kompanisë. Gjithsecili mund të përdorë dhe të shërbehet me këtë faqe interneti, dhe materialet e saja, sipas ligjeve dhe rreguloreve të cilat përcaktojne qartë përdorimin e tyre, pa shkelur të drejtën e autorit.

Më të rejat

©2021 Qendra.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet

©2021 Qendra.