Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Autostrada e Gjilanit: Premtim i Kurtit që zvarritet prej pesë vitesh”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
25/05/2026
in Category
0
“Autostrada e Gjilanit: Premtim i Kurtit që zvarritet prej pesë vitesh”.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Saga e autostradës së Gjilanit duket se po zgjatet më shumë se telenovela ‘100 Vitrinat’. Nga viti 2021, në 2023, dy herë brenda vitit 2025 e tash sërish në 2026, Albin Kurti është “lodhur” së ngarendur me premtimin se ky projekt infrastrukturor do të bëhet, raporton Klankosova.tv.

Tash e disa vjet qeverisje nga Lëvizja Vetëvendosje, synimi për finalizimin e kësaj rruge është përshkruar nga shumë vonesa e fare pak punë. Në çdo palë zgjedhje, partia e Kurtit, e bartte këtë zotim nga një program elektoral në tjetrin.

Autostrada nuk është bërë, por premtimi për të është përsëritur edhe kësaj radhe.

Premtimi i fundit 

Në prezantimin e plan programit për zgjedhjet e 7 qershorit, Kurti foli për ato që i quajti projekte të mëdha infrastrukturore, ku ndër të parat përmendi autostradën e Gjilanit, pa dhënë megjithatë një përgjigje konkrete pse projekti është zvarritur kaq gjatë.

Megjithatë, ai premtoi sërish përfundimin e saj, raporton Klankosova.tv.

“Projektet e mëdha infrastrukturore janë lidhja me korridoret kryesore rrugore. Përfundojmë autostradën e Gjilanit deri te Dheu i Bardhë dhe kyçjen në korridorin 1. Përfundojmë rrugën që e lidh Prizrenin me Tetovën. Fillon ndërtimi i magjistrales së Dukagjinit, e cila lidh Prizrenin, Rahovecin, Gjakovën dhe Deçanin me Pejën e Istogun. Rrugët Dollc-Gjakovë dhe Kijevë-Zahaq, po finalizohen krahas rehabilitimit dhe modernizimit të të gjitha rrugëve rajonale.” – tha Kurti.

Premtimet e 2025-ës

Ky zotim u rikthye edhe në dhjetor të vitit të kaluar, në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kurti e ripërsëriti këtë premtim, bile para gjilanasve, në një tubim dy ditë para zgjedhjeve, por as atëherë nuk sqaroi pse projekti nuk u realizua.

Brenda të njëjtit vit, 10 muaj më herët, më 3 shkurt 2025, ai e kishte dhënë sërish premtimin e vjetër, që mbeti pa rezultat konkret, raporton Klankosova.tv

Premtimi në vitin 2023

Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe më 22 korrik 2023, kur deklaronte me bindje se autostrada “po bëhet”.

“Të dashur qytetar, autostrada e Gjilanit do të bëhet. Dhe atë deri te Dheu i Bardhë, Stadimun e Gjilanit gjithashtu do ta bëjmë.” – kishte thënë Kurti.

Bile kryetari i kësaj komune që vjen nga radhët e Vetëvendosjes krenohej se projekti tashmë kishte marrë vëmendjen e pushtetit qendror, për dallim nga “qeveritë e kaluara” – një argument që VV-ja e ka përdorur shpesh kur është kritikuar për mungesë rezultatesh, transmeton Klankosova.tv

Premtimi në vitin 2021

Autostrada ishte përfshirë edhe në programin qeverisës 2021–2025 të Qeverisë Kurti, ku parashihej përfundimi i saj.

“Do të përfundojmë projektet ekzistuese infrastrukturore, si ndërtimin e segmentit të autostradës Besi-Merdare dhe autostradës Prishtinë – Gjilan, zgjerimi i rrjetit ekzistues rrugor Prishtinë-Mitrovicë dhe autoudhën Kijev-Zahaq, do të zbatojmë projektet e reja si zgjerimi i rrugëve nacionale Istog- Pejë- Deçan – Gjakovë – Prizren, përfshirë rrugët qarkore, rehabilitimin e rrugëve kombëtare Qafë Duhël – Shtime- Ferizaj, që lidhet me autostradën Prishtinë – Shkup, si dhe ndërtimi i rrugëve kufitare Deçan-Plavë, Prizren-Tetovë dhe Gjilan – Kumanovë”.

Related

Previous Post

“Pas vizitave në Serbi e Bosnje, dy kongresistë amerikanë mbërrijnë në Kosovë”.

Next Post

“Mitrovica e Veriut: Asamblistët votojnë largimin e sloganit ‘Unë e dua Mitrovicën’”.

Next Post
“Mitrovica e Veriut: Asamblistët votojnë largimin e sloganit ‘Unë e dua Mitrovicën’”.

“Mitrovica e Veriut: Asamblistët votojnë largimin e sloganit ‘Unë e dua Mitrovicën’”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.