Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

AUV tërheq nga tregu disa lote të qumështit për foshnje Aptamil në Kosovë

Qendra Info by Qendra Info
12/03/2026
in Lajme
0
AUV tërheq nga tregu disa lote të qumështit për foshnje Aptamil në Kosovë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar për tërheqjen parandaluese nga tregu të disa loteve të formulës për foshnje APTAMIL 1 dhe APTAMIL 2 (830 g), pas një alarmi të lëshuar nga sistemi evropian për sigurinë ushqimore.

Sipas njoftimit të Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe AUV-së, përmes sistemit RASFF është raportuar prania e toksinës cereulide në formulën për foshnje të prodhuar nga kompania Nutricia Cuijk B.V. në Holandë.

Autoritetet e Bashkimit Evropian kanë konstatuar përmes analizave laboratorike se disa lote të produktit tejkalojnë kufijtë e lejuar të kësaj toksine, ndaj është urdhëruar tërheqja e tyre nga tregu në të gjitha vendet ku janë shpërndarë, përfshirë edhe Kosovën.

Lote të identifikuara në Kosovë

Sipas AUV-së, në Kosovë janë importuar sasi shumë të kufizuara të produkteve të përfshira në njoftim.

APTAMIL 1 – 830 g

  • Lot: 111488577 – skadon më 01.09.2026

  • Lot: 111516238 – skadon më 17.11.2026

  • Sasia e identifikuar: rreth 5 paketime (3.94 kg bruto)

APTAMIL 2 – 830 g

  • Lot: 111463178 – skadon më 04.07.2026

  • Lot: 111475576 – skadon më 30.07.2026

  • Sasia e identifikuar: rreth 9–10 paketime (7.89 kg bruto)

Produktet janë importuar më 19 janar 2026 nga një operator ekonomik i autorizuar dhe janë evidentuar përmes dokumentacionit zyrtar dhe kontrolleve në pikën kufitare.

Produktet nuk kanë dalë në shitje

Pas njoftimit nga sistemi RASFF, inspektorët e AUV-së kryen kontrolle në terren më 9 mars 2026, ku u urdhërua tërheqja e menjëhershme e produkteve.

Sipas verifikimeve të inspektorëve, produktet nuk janë gjetur në shitje në treg, por janë bllokuar në depo dhe aktualisht ndodhen në procedurë asgjësimi, në përputhje me legjislacionin për sigurinë ushqimore.

Autoritetet theksojnë se deri më tani nuk ka asnjë raportim apo ankesë nga konsumatorët, ndërsa rreziku për qytetarët në Kosovë konsiderohet shumë i ulët.

AUV dhe Ministria e Bujqësisë kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë monitorimin e tregut për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Related

Previous Post

DJ Gimbo merr mesazh mbështetës nga Cllevio

Next Post

Edhe këtë sezon të BBVA shtyhet 100-ditëshi, ja kur pritet të jetë finalja

Next Post
Edhe këtë sezon të BBVA shtyhet 100-ditëshi, ja kur pritet të jetë finalja

Edhe këtë sezon të BBVA shtyhet 100-ditëshi, ja kur pritet të jetë finalja

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.