Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Avdullah Hoti: Qeveria në detyrë po shkel ligjin me dorëzimin e Projektbuxhetit 2026 në Kuvend

Qendra Info by Qendra Info
01/11/2025
in Lajme
0
Mungoi në takimin e Grupit Parlamentar, Hoti del me postim
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj dorëzimit të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2026 në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar këtë veprim si kundërligjshëm dhe tejkalim të kompetencave nga Qeveria në detyrë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoti ka shkruar se Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë ta procedojë projektbuxhetin në Kuvend, ndërsa ka akuzuar edhe Kryetarin e Kuvendit se është bërë “pjesë e shkeljeve ligjore” duke ua shpërndarë dokumentin deputetëve.

“Ky veprim përbën tejkalim të autorizimeve ligjore që ka Qeveria në detyrë. Në të kaluarën, ka pasur raste kur Qeveria në detyrë e ka përgatitur projektbuxhetin, por dorëzimi në Kuvend është bërë vetëm nga Qeveria e zgjedhur,” – ka shkruar Hoti.

Sipas tij, shkelja është edhe më e rëndë për faktin që projektligji është prezantuar nga persona që sipas një aktgjykimi të Gjykatës Supreme po mbajnë kundërligjshëm pozitat e kryeministrit dhe ministrave.

“Projektligji i prezantuar në mbledhje të Qeverisë është bërë nga një deputet dhe u dorëzua në Kuvend nga një deputet tjetër, të cilët sipas aktgjykimit të Gjykatës Supreme janë duke i mbajtur kundërligjshëm pozitat e ministrit dhe kryeministrit,” – ka theksuar ai.

Hoti ka kritikuar mungesën e reagimit institucional, duke vënë në pikëpyetje rolin e Presidentes Vjosa Osmani në këtë proces.

“Nuk pres reagimin e të parës së shtetit për të ndaluar funksionimin qartësisht jo kushtetues të Qeverisë në detyrë. Ajo ka qenë në vazhdimësi në linjë me shkelësit e Kushtetutës dhe ligjeve,” – ka shkruar ish-kryeministri.

Në fund të reagimit, Hoti e ka akuzuar Kurtin dhe Osmanin se po mbajnë pushtetin përmes krizave dhe shkeljeve ligjore, duke thënë se janë “politikanë që mbijetojnë vetëm në kaos”.

“Këta janë politikanë që mbijetojnë në politikë vetëm përmes krizave. Nuk dinë dhe nuk mund të mbijetojnë në normalitet politik, sepse situatat normale nuk i pranojnë mashtruesit,” – ka përfunduar Hoti.

Postimi i tij ka ngjallur reagime të shumta, duke marrë qindra pëlqime dhe komente, ndërsa debati mbi ligjshmërinë e veprimeve të Qeverisë në detyrë pritet të vazhdojë edhe në seancat e ardhshme parlamentare.

Related

Previous Post

G7 dënon ashpër sulmet e Rusisë ndaj energjisë ukrainase – Kievi paralajmëron për “terrorizëm bërthamor”

Next Post

Kryeministri Kurti nderon heroin kombëtar Zahir Pajaziti në 63-vjetorin e lindjes

Next Post
Kryeministri Kurti nderon heroin kombëtar Zahir Pajaziti në 63-vjetorin e lindjes

Kryeministri Kurti nderon heroin kombëtar Zahir Pajaziti në 63-vjetorin e lindjes

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.