Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Avokati i Thaçit ‘godet’ Specialen: Për 5 vjet e gjysmë nuk u pranua asnjë ankesë e mbrojtjes”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
19/05/2026
in Category
0
“Avokati i Thaçit ‘godet’ Specialen: Për 5 vjet e gjysmë nuk u pranua asnjë ankesë e mbrojtjes”.
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Luka Mishetiq, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kritikuar ashpër efikasitetin e Gjykatës së Apelit që funksionon brenda Dhomave të Specializuara në Hagë.

Mishetiq, përmes një postimi në platformën X, ka shkruar se gjatë pesë vjetëve e gjysmë sa Thaçi po mbahet në paraburgim, të gjitha ankesat e paraqitura nga mbrojtja janë refuzuar.

Sipas tij, bilanci i ankesave në rastin e Thaçit është “0 me 40” në favor të Speciales.

“Për hir të plotësisë lidhur me efektivitetin e ankesave në gjyqin për krime lufte ndaj Hashim Thaçi: Mbrojtja në këtë gjykim tashmë ka paraqitur (dhe përfunduar) 40 ankesa ndërmjetëse. Paneli i Apelit deri më tani i ka refuzuar të gjitha. Kjo do të thotë 0 nga 40 përgjatë pesë viteve e gjysmë”, ka shkruar ai

Zyrtarisht, gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka nisur më 3 prill 2023, ndërsa vendimi pritet të shpallet më 20 korrik 2026.

Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar dënim me burgim prej 45 vjetësh për secilin nga të akuzuarit, kërkesë që është kundërshtuar ashpër nga mbrojtja e tyre.

 

Related

Previous Post

“Përfundon shqyrtimi i aplikimeve: Diaspora ‘shpërthen’ me mbi 132 mijë votues të aprovuar”.

Next Post

“Greva paralizon shkollat në Prishtinë: Punëtorët teknikë ndalin punën për shkak të pagave”.

Next Post
“Greva paralizon shkollat në Prishtinë: Punëtorët teknikë ndalin punën për shkak të pagave”.

“Greva paralizon shkollat në Prishtinë: Punëtorët teknikë ndalin punën për shkak të pagave”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.