Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Babai ia dha armën djalit 16-vjeçar për të shtënë në aheng, Policia i bastis shtëpinë.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
30/07/2026
in Category
0
Babai ia dha armën djalit 16-vjeçar për të shtënë në aheng, Policia i bastis shtëpinë.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një aheng familjar në fshatin Kozhicë të Skenderajt është kthyer në objekt hetimi, pasi të shtënat me armë zjarri çuan në identifikimin e dy personave të dyshuar, babë e bir.

Sinjali mëson se të dyshuarit janë Faik Beqiri rreth 47-vjeç dhe djali i tij E. Beqiri rreth 16-vjeç.

Më 26 korrik, rreth orës 21:20, Policia ishte njoftuar për të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar në rrugën “Halim Brahimi” në Kozhicë. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, pronari i shtëpisë kishte pranuar se gjatë ahengut ishin dëgjuar të shtëna.

Gjatë ekzaminimit, njësitë policore dhe Krim-Teknika sekuestruan 46 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, përfshirë 35 gëzhoja të armës me gaz (9 mm), 3 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm TT, 3 gëzhoja të kalibrit 9×19 mm dhe 5 gëzhoja të kalibrit 8 mm, çka ngriti dyshime se në aheng ishin përdorur më shumë se një armë.

Hetimet vazhduan edhe pas ngjarjes, ndërsa më 29 korrik, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Policia bastisi një shtëpi në Klinë e Mesme të Skenderajt.

Gjatë bastisjes u sekuestrua një armë e shkurtër me gaz, për të cilën dyshohet se ishte përdorur gjatë ahengut. Sipas dyshimeve të hetuesve, arma i përkiste Faik Beqirit, i cili dyshohet se ia kishte dhënë djalit të tij 16-vjeçar, E. Beqirit, që ta përdorte gjatë festës familjare.

Të dy të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Related

Previous Post

Nikshiqi refuzon iniciativën për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Next Post

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se u sollën nga ujërat e reshjeve të fundit.

Next Post
Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se u sollën nga ujërat e reshjeve të fundit.

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se u sollën nga ujërat e reshjeve të fundit.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.