Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Bajrami: Importi i energjisë u rrit me 800% në qershor – Qarkullimi po rritet për shkak të çmimeve të larta nga importi

Qendra Info by Qendra Info
02/08/2025
in Lajme
0
Bajrami për rënien nga sistemi të tri blloqeve të Kosovës A: Sot gjysmën e rrymës e importojmë, kështu lulëzon mafia energjetike
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ngritur alarmin për rritjen drastike të importit të energjisë gjatë muajit qershor, duke e cilësuar si pasojë direkte të menaxhimit të keq nga ana e Qeverisë Kurti.

Sipas Bajramit, vetëm brenda një muaji – nga maji në qershor – importi i energjisë është rritur për plot 800%, gjë që ka ndikuar edhe në rritjen e qarkullimit financiar. Ajo thekson se ky qarkullim vjen jo si rezultat i zhvillimit të ekonomisë, por për shkak të blerjes së energjisë me çmime shumë më të larta nga tregu ndërkombëtar.

“Derisa 1 MWh që KESCO e blen nga KEK-u kushton vetëm 29.6 euro, nga kompanitë e tjera si NOA çmimi mund të jetë dhjetëra herë më i lartë,” shkroi Bajrami në një reagim në rrjete sociale.

Ajo rikujtoi edhe rastin e dhjetorit 2024, kur Kosova pagoi 798 euro vetëm për transportin e 1 MWh energji, duke e cilësuar këtë si tregues të qartë të menaxhimit joefikas të sektorit të energjisë nga ana e qeverisë aktuale.

“Ky është qarkullimi e ‘zhvillimi’ që ka sjellë LVV,” përfundon Bajrami, duke ironizuar efektin negativ të politikave energjetike të ekzekutivit.

Related

Previous Post

Presidentja Osmani pret zyrtarin e lartë amerikan: “Mbështetja e SHBA-ve e bën Kosovën më të sigurt dhe më të zhvilluar”

Next Post

Tërmet në Shqipëri – Lëkundje pranë Tiranës

Next Post
Tërmet në Shqipëri – Lëkundje pranë Tiranës

Tërmet në Shqipëri – Lëkundje pranë Tiranës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.