Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Bajrami: Rritja e çmimit të naftës në Kosovë është abuzim, jo logjikë tregu

Qendra Info by Qendra Info
09/04/2026
in Lajme
0
Bajrami pas vendimit të Supremes: Liberalizimi i tregut joligjor, bizneset u goditën nga vendimet e ZRRE-së
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj rritjes së çmimeve të naftës në Kosovë, duke e cilësuar situatën si “absurde” dhe në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Sipas saj, çmimet në tregun vendor rriten menjëherë sapo ka lajme negative nga tregjet ndërkombëtare, siç ishte rasti me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, por nuk reflektojnë uljet kur situata stabilizohet.

“Për t’u rritur çmimi mjafton një lajm, por për t’u ulur duhet kohë. Kjo nuk është logjikë tregu, ky është abuzim”, theksoi Bajrami.

Ajo akuzoi Qeverinë se po toleron këtë situatë dhe madje po përfiton financiarisht nga rritja e çmimeve, përmes taksave mbi karburantet. Sipas saj, për çdo litër naftë, buxheti i shtetit po inkason 13–15 cent më shumë sesa para krizës.

Bajrami ngriti shqetësimin edhe për mungesën e transparencës dhe të dhënave konkrete mbi tregun e naftës, duke pyetur se sa janë rezervat aktuale dhe me çfarë çmimi janë importuar ato.

Ajo theksoi se institucionet kanë mundësi të qarta për të ndërhyrë, por mungon vullneti politik. Si masa konkrete, propozon:

  • raportim ditor për stokun dhe çmimet e importit,
  • reflektim të menjëhershëm të luhatjeve të tregut,
  • ulje të TVSH-së dhe akcizës për karburantet.

Sipas saj, nafta është një faktor kyç i inflacionit dhe çdo vonesë në stabilizimin e çmimeve vetëm sa e përkeqëson situatën ekonomike për qytetarët.

Related

Previous Post

Bejruti nën rrënoja, armëpushimi SHBA–Iran në rrezik serioz

Next Post

Britania paralajmëron Rusinë: “Ju shohim, çdo sulm ndaj infrastrukturës do të ketë pasoja serioze”

Next Post
Britania paralajmëron Rusinë: “Ju shohim, çdo sulm ndaj infrastrukturës do të ketë pasoja serioze”

Britania paralajmëron Rusinë: “Ju shohim, çdo sulm ndaj infrastrukturës do të ketë pasoja serioze”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.