Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Basha dhe Kurti diskutojnë për formimin e institucioneve të reja pas seancës konstituive

Qendra Info by Qendra Info
10/10/2025
in Lajme
0
Basha dhe Kurti diskutojnë për formimin e institucioneve të reja pas seancës konstituive
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas përmbylljes së suksesshme të seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, ka pritur në takim kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Gjatë takimit, kryetari Basha e falënderoi kryeministrin Kurti për përkushtimin e Qeverisë në realizimin e synimeve të përbashkëta për zhvillim dhe drejtësi shoqërore. Të dy zyrtarët theksuan rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional dhe zbatimit të agjendës legjislative në këtë legjislaturë.

Në diskutim u nënvizua gjithashtu nevoja për të proceduar me formimin dhe votimin e institucioneve të reja që burojnë nga Kuvendi i Kosovës. Kryeministri Kurti njoftoi se Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, si përfaqësuese e subjektit fitues të zgjedhjeve, do ta dorëzojë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë tek Presidentja e vendit, në përputhje me procedurat ligjore.

“Si Kuvend, do të vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi të plotë në funksion të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore. Besimi i qytetarëve është udhërrëfyesi ynë kryesor. Në këtë frymë, uroj që kjo legjislaturë të shërbejë me përgjegjësi dhe përkushtim në mbrojtjen e interesave të qytetarëve që përfaqësojmë,” deklaroi kryetari Basha.

Në fund të takimit, kryeministri Kurti i dhuroi kryetarit Basha një pikturë të titulluar “Pranvera Shqiptare”, punim i autorit Rexhep Selimi. Kryetari Basha e cilësoi dhuratën si simbolikë të veçantë, duke theksuar se Selimi, ndonëse po mbahet padrejtësisht në Hagë, mbetet gjithmonë i pranishëm në jetën politike e kulturore të vendit përmes veprës së tij në luftë, në Kuvend dhe në art.

Related

Previous Post

“300 mijë euro për Luginën, 50 mijë euro për familjen e Afrim Bunjakut” – Qeveria mban mbledhje, merr disa vendime

Next Post

Trump kërcënon Kinën me tarifa të reja doganore: “Është armiqësore, po shqyrtoj një rritje masive të taksave” – Takimi me Xi Jinping anulohet

Next Post
Trump kërcënon Kinën me tarifa të reja doganore: “Është armiqësore, po shqyrtoj një rritje masive të taksave” – Takimi me Xi Jinping anulohet

Trump kërcënon Kinën me tarifa të reja doganore: “Është armiqësore, po shqyrtoj një rritje masive të taksave” – Takimi me Xi Jinping anulohet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.