Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka zhvilluar sot një takim konsultativ dhe njoftues me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, pas pamundësisë për të mbajtur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
Basha bëri të ditur se mungesa e nënkryetarëve nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pamundësuar mbledhjen.
“Për mua ka qenë një mbledhje vetëm konsultative, për t’u koordinuar me nënkryetarët për hapat e radhës, por ata kanë refuzuar,” tha Basha pas takimit.
Në mbledhje munguan nënkryetarja Vlora Çitaku nga PDK dhe Kujtim Shala nga LDK, duke krijuar një tjetër bllokadë institucionale në funksionimin e Kuvendit.