Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Basha heq logon e PD-së nga selia pas padisë së Berishës në KQZ

Qendra Info by Qendra Info
02/04/2025
in Lajme
0
Basha heq logon e PD-së nga selia pas padisë së Berishës në KQZ
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzim Basha ka hequr logot dhe nënshkrimet që lidhnin selinë e tij me Partinë Demokratike, pas padisë së Sali Berishës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Basha ka zëvendësuar logot e PD-së me ato të Koalicionit Euroatlantik, me të cilin ai mori pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

Kërkesa për ndërhyrje ishte depozituar nga Franc Nuri, përfaqësues ligjor i PD-së, në datën 21 mars, drejtuar kryekomisionerit Ilirjan Celibashi dhe Policisë së Shtetit. Në kërkesë thuhej se simbolet dhe logot e PD-së ishin keqpërdorur në disa zyra, përfshirë një ambient privat në Njësinë nr. 5 në Tiranë, në rrugën “Nikolla Tupe,” ku ndodheshin simbolet e vjetra të partisë.

“Jemi vënë në dijeni për keqpërdorimin e simboleve dhe logove të partisë tonë dhe Koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Kemi marrë raportime nga mbështetësit tanë se veçanërisht në Njësinë nr. 5, ka logo dhe simbole të partisë tonë te zyra e vjetër”, thuhej në ankesën e PD-së.

PD kërkoi nga KQZ dhe Policia e Shtetit të merrnin masa për heqjen e këtyre simboleve dhe logove nga këto zyra. Ata theksuan se përdorimi i këtyre simboleve në ambientet publike, veçanërisht pas fillimit të fushatës zgjedhore, po dëmtonte interesat e ligjshme të subjektit politik. Po ashtu, PD kërkoi që ky ambient privat të mos merrej si një zyrë elektorale e Partisë Demokratike.

Related

Previous Post

Masakra e Tivarit/ Forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë gati 4000 shqiptarë, si ndodhi ngjarja në 1945-ën! Viktimat nuk u varrosën, por u dërguan në vende të ndryshme për të humbur gjurmët e krimit

Next Post

Vuçiç njofton për ndërtimin e tubacionit hungarezo-serb, punimet priten të nisin këtë vit

Next Post
Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb, pas marrëveshjes Shqipëri-Kroaci-Kosovë

Vuçiç njofton për ndërtimin e tubacionit hungarezo-serb, punimet priten të nisin këtë vit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.