Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Bazeli rikthehet në fron pas tetë vitesh, shkëlqimi i shaqirit i jep titullin kampion

Qendra Info by Qendra Info
16/05/2025
in Sport
0
Bazeli rikthehet në fron pas tetë vitesh, shkëlqimi i shaqirit i jep titullin kampion
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një periudhe tetëvjeçare pa trofe, FC Basel është shpallur kampion i Zvicrës, duke u rikthyer në majën e futbollit helvetik. Meritat kryesore për këtë sukses të madh i takojnë futbollistit me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili ka qenë lider absolut në fushë gjatë sezonit.

Ish-lojtari i Liverpoolit ka shkëlqyer me statistika mbresëlënëse: 18 gola të shënuar dhe 20 asistime, duke dëshmuar se, edhe pse në një fazë të pjekur të karrierës, klasa e tij mbetet e pakontestueshme.

Në një deklaratë për mediat, Shaqiri u ndal te filozofia e tij për suksesin, duke theksuar kombinimin e dy identiteteve që e përbëjnë si individ.

“Në fushë, jam padyshim një shqiptar i apasionuar – plot emocione. Por në jetën e përditshme jetoj një jetë shumë zvicerane: e saktë, e besueshme. Mendoj se i kombinoj të dyja mentalitetet,” u shpreh ai.

Xherdan Shaqiri është një nga emrat më të spikatur në historinë e futbollit zviceran. Ai ka luajtur 125 ndeshje me përfaqësuesen helvetike dhe ka përfaqësuar disa prej klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë Bayern Munich, Inter, Stoke City, Liverpool, Lyon dhe aktualisht Basel.

Rikthimi i tij në kampionatin zviceran dhe suksesi me Bazelin shënojnë një kapitull të ri të lavdishëm në karrierën e tij, ndërsa ai mbetet një simbol i integrimit dhe përfaqësimit të dy kulturave që e kanë formuar si sportist dhe njeri.

Related

Previous Post

Mbyllen bisedimet Ukrainë-Rusi në Stamboll

Next Post

Liderët evropianë bisedojnë me trump për paqen në Ukrainë

Next Post
Liderët evropianë bisedojnë me trump për paqen në Ukrainë

Liderët evropianë bisedojnë me trump për paqen në Ukrainë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.