Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

BE miraton paketën e 17-të të sanksioneve ndaj Rusisë

14/05/2025
in Lajme
Reading Time: 9 mins read
Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën dhe Serbin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian ka miratuar në parim paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë, që prej nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022. Masat e reja, të hartuara para ultimatumeve të fundit nga liderët evropianë për Kremlinin, synojnë të rrisin presionin ndërkombëtar ndaj Moskës për të pranuar një armëpushim të mbështetur nga SHBA-të.

Sipas presidencës polake të BE-së, diplomatët e 27 shteteve anëtare kanë arritur pajtim për këtë paketë në një takim në Bruksel, ndërsa miratimi zyrtar pritet të bëhet të martën e ardhshme.

Në fokus të masave të reja është lista e zezë e afro 200 cisternave të naftës që dyshohet se përdoren për të anashkaluar embargon ndaj eksporteve të naftës ruse. Gjithashtu, kompani nga vende si Vietnami, Serbia dhe Turqia, të akuzuara për ndihmë logjistike dhe furnizime për ushtrinë ruse, do të përballen me ndalime dhe kufizime shtesë.

Paketa përfshin gjithashtu ndëshkime për dhjetëra zyrtarë rusë, të cilët do t’i shtohen listës ekzistuese prej rreth 2,400 personash dhe entitetesh që përballen me ngrirje pasurish dhe ndalim udhëtimi. Objekt i sanksioneve janë gjithashtu individë të përfshirë në sulme kibernetike, shkelje të të drejtave të njeriut dhe akte sabotimi brenda Evropës.

Megjithëse BE-ja e pranon se kjo paketë është më e kufizuar krahasuar me masat e mëparshme, për shkak të sfidave në arritjen e konsensusit, liderët evropianë kanë paralajmëruar për “sanksione të mëdha” në rast se Moska refuzon propozimin amerikan për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë.

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi të martën se Rusia do të përballet me masa më të ashpra nëse nuk ka “përparim të mirëfilltë” drejt paqes këtë javë. Ai i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin të ulet në tryezën e bisedimeve me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Stamboll, të enjten.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në takimin eventual, nëse të dy liderët kryesorë do të ulen në bisedime. Deri më tani, nga ana e Kremlinit nuk ka pasur ndonjë sinjal se presidenti Putin do të marrë pjesë.

Përpjekjet diplomatike ndërkombëtare vijojnë, ndërsa tensionet dhe presioni ndaj Moskës po intensifikohen për të ndalur luftën dhe për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme paqësore.

Related

Previous Post

Presidentja Osmani pranon raportin përfundimtar nga BE për zgjedhjet Parlamentare 2025

Next Post

Përkujtohet përvjetori i rënies së komandantit Bardhyl (Bejtulla) Osmani – Komandant Delta

Next Post
Përkujtohet përvjetori i rënies së komandantit Bardhyl (Bejtulla) Osmani – Komandant Delta

Përkujtohet përvjetori i rënies së komandantit Bardhyl (Bejtulla) Osmani – Komandant Delta

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Aktakuzë ndaj Ministrit Fikrim Damka, bashkë me u.d. e Sekretarit dyshohen se dëmtuan mbi 1 milion euro buxhetin e shtetit

Aktakuzë ndaj Ministrit Fikrim Damka, bashkë me u.d. e Sekretarit dyshohen se dëmtuan mbi 1 milion euro buxhetin e shtetit

04/07/2025
Rusia sulmon Kievin me 539 dronë dhe 11 raketa

Rusia sulmon Kievin me 539 dronë dhe 11 raketa

04/07/2025
Si ndikon dielli tek organizmi dhe pesha e trupit

Si ndikon dielli tek organizmi dhe pesha e trupit

04/07/2025
Avokado, pse duhet të jetë në krye të listës së ushqimeve që konsumoni

Avokado, pse duhet të jetë në krye të listës së ushqimeve që konsumoni

04/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Aktakuzë ndaj Ministrit Fikrim Damka, bashkë me u.d. e Sekretarit dyshohen se dëmtuan mbi 1 milion euro buxhetin e shtetit

Aktakuzë ndaj Ministrit Fikrim Damka, bashkë me u.d. e Sekretarit dyshohen se dëmtuan mbi 1 milion euro buxhetin e shtetit

04/07/2025
Rusia sulmon Kievin me 539 dronë dhe 11 raketa

Rusia sulmon Kievin me 539 dronë dhe 11 raketa

04/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info